Atentat në mes të Elbasanit, zbardhet dëshmia e 23-vjeçarit në Polici

Detaje të reja kanë dalë nga atentati me armë zjarri që ndodhi në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, ku u plagos Kei Piu, 23-vjeç. Burimet bëjnë me dije se Kei Piu teksa po drejtonte makinën e tij tip “Range Rover” është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas atentatit ai është marrë nga Patrulla e Policisë dhe është çuar në spital. Para policëve ai ka dëshmuar se nuk e ka parë personin që e ka qëlluar.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 01:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Njëkohësisht vijon administrimi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon krehja e zonës dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?