Atentat në Shkodër, një i vdekur

 

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar gjatë orëve të mbrëmjes së të enjtes në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Nga të dhënat e para mësohet se Xhabir Shega ka mbetur i vdekur, por ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për zbardhjen e krimit.

Mësohet se Xhabir Shegës i është bërë një atentat me snajper edhe në verë, por ai arriti të shpëtonte.

Shega ka patur precedentë të mëparshëm penalë.

SHKARKO APP