Atentat në Tiranë, 2 të maskuar e me motor plumba 40-vjeçarit, kapet njëri

Mësohet se dy persona që kanë qënë në një motor tip Skuter dhe të maskuar kanë qëlluar me katër plumba mbi 40- vjeçarin Krenar Hasanaliaj, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagsouri ka marrë 5 plumba në trup. Në kokë ai ka tre vrima, të cilat kanë rikoshet dhe jo gjurmë të plumbave, por plagët fatmirësisht nuk i kanë prekur trurin.

Madje mjekët thoën se i plagosuri është i vetëdijshëm dhe ka rrëfyer për ngjarjen. Ndërkaq dy plumba i ka marrë në mushkëri.

Dhe pasi kanë qëlluar mbi 40 vjeçarin që ndodhej në një lokal në zonë ne Unazës së Re autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, por njëri prej tyre që mësohet se është nga Shkodra është vënë në pranga pak minuta më pas.

Pika të shumta postblloqesh u ngritën në të gjithë kryeqytetin derisa u bë e mundur arrestimi i njërit prej tyre, ndërsa vijon aksioni për kapjen e autorit tjetër.

Policia ka marrë në pyetje dëshmitarë të shumtë për të zbardhur rrethanta në të cilat ndodhi ngjarja.Burime të policisë bëjnë të ditur se i plagosuri është nga Vlora dhe ka precedent penalë.

SHKARKO APP