Atentat shqiptarit në Greqi, pritë nga dy persona me motor

Atentat shqiptarit në Greqi. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Mikonos të Greqisë, nderkohë që shqiptari, emri i të cilit nuk behet i ditur, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

Sipas policisë, ai ka qenë në një automjet kur dy persona të armatosur dhe të pajisur me skafandra dhe me një motor, kanë qëlluar me armë në drejrtim të 34-vjeçarit shqiptar.

Ai ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe pritet të dërgohet në një tjeter spital. Thuhet se shqiptari ishte nje emër i njohur për policinë greke, pasi ka qenë i burgosur në vitin 2013 për trafik droge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që në 2015 kishte dalë nga burgu dhe kishte nisur punë në Mikonos. Policia ka nisur hetimet, pa përjashtuar pistën e larjes së hesapeve për të shkuarën e shenjestrës së atentatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?