Atentati gjatë fushatës, Prokuroria merr në pyetje Ardian Kollozin

Prokurori Ardian Nezha i tregoi Kollozit fotografitë e të akuzuarve, përfshirë edhe fotografinë e Julian Sinanajt, i cili ka pranuar se ka vendosur bombën, por vetë Ardian Kollozi pretendon se gjithçka ka qenë e organizuar politikisht, raporton ABC News.

Vetë Julian Sinanaj ka rrëfyer se mori 7500 euro për vendosjen e bombës në banesën e Kollozit, nga Andon e Genis Mëhillaj.

Të dy kushërinjtë nga ana tjetër, nuk kanë pranuar asgjë.

Ndërkohë, Prokuroria për Krime të Rënda vendosi sekuestrimin e pronave dhe pasurive të të pandehurve Julian Sinanaj, Andon e Genis Mëhillaj dhe Marjon Mitro.

Në listën e pronave të sekuestruar janë disa apartamente e dyqane në qytetin e Orikumit e Vlorës dhe një sipërfaqe e konsiderueshme toke në zonën e Karaburunit të kushërinjëve Mëhillaj, biznesmenit Mitro dhe vrasësit Sinanaj.

Përveç pronave të paluajtshme, prokuroria ka sekuestruar edhe disa llogari bankare.

Nga verifikimi dhe të dhënat analitike nga bankat e nivelit të dytë, rezulton se Sinanaj të gjitha parat që fitonte nga puna e vrasësit me pagesë i dërgonte bashkëshortes së tij greke në shtetin fqinj./

SHKARKO APP