Atentati i planifikuar ndaj Bashës, Këlliçi: Inskenim për të mbushur portalet

Kohët e fundit po flitet për antentate ndaj liderëve politikë. Deputeti demokrat, Belind Këlliçi u pyet gjatë një interviste në ”Euronews Albania”, për atentatin e planifikuar ndaj Lulzim Bashës në vitin 2017, të cilin e konsideroi një inskenim. Për të nuk ka pasur asnjë plan për të vrarë ish-kreun e PD-së.

“Lajmi për atentatin ndaj Bashës ka qarkulluar njëherë në vitin 2017, ka qarkulluar vetëm një ditë nëpër portale. Do doja që mes mijëra email-ve, të paktën të fokusoheshim te çështje serioze dhe te gjërat që kanë thelb. Nuk besoj se ka pasur një atentat, kam përshtypjen se është i inskenuar. Më duket si një fabul për të mbushur portalet”, theksoi Këlliçi.

Në dokumentet e publikuara nga hakerat thuhet se pas disa hetimeve ishte arritur në përfundimin atentati ndaj ish-kryedemokratit do të kryhej nga tre persona.

SHKARKO APP