Atentati me tritol në Tiranë, flet drejtori i Traumës: Gjendja e Prend Gjinit është e vështirë, por më ndryshe nga momentet e para

Drejtori i Spitalit të Traumës në Tiranë, Arben Zenelaj në një lidhje telefonike me studion ne News24 ka raportuar për gjendjen e Prend Gjinit, i plagosur rëndë nga atentati me lëndë plasëse në Tiranë.

Zeneli thotë se gjendja e të plagosurit është e vështirë për jetën, por më ndryshe nga çfarë ishte në momentin që u paraqit.

Sipas tij i plagosuri po operohet për dëmtimet e rënda që ka marrë teksa mjekët fillimisht janë fokusuar tek shpëtimi i jetës dhe tani po saktësojnë dëmet specifike.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ka mbërritur në gjendje të vështirë për jetën, është në operacion dhe po operohet. Është diçka më ndryshe nga momentet e para. Situata mbetet në vështirësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëmtimet janë të rënda. Mjekëtë janë fokusuar tek shpëtimi i jetës, është në ndërhyrje kirurgjikale. Detajet janë të rezervuara. Në orët në vijim do të ketë informacione dhe përditësim.”- tha Zenelaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?