Atentati ndaj Billës, Gjykata e Apelit lë në masën arrest me burg Sebastian Malin

Gjykata e Apelit ka konfirmuar ditën e sotme (7 korrik) masën e arrestit me burg për Sebastian Malin.

Ky i fundit dyshohet se është bashkëpunëtor në ekzekutimin e Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit.

Sebastian Mali u arrestua mbrëmjen e 18 qershorit si i dyshuar bashkëpunëtor në atentat.

Gjykata e la atë në masën arrest me burg pavarësisht se Mali i komunikoi policisë se kishte qenë rastësisht në atë zonë gjatë kohës së vrasjes.

Vrasja e Hekuran Billës – Hekuran Billa mbeti i vrarë gjatë atentatit në mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e Komunës së Parisit.

Autorët kanë qëlluar në momentin kur 40 vjeçari po parkonte automjetin e tij BMV X6. Drejt tij janë shtënë 11 plumba, dy prej tyre i kanë shkaktuar vdekjen.

40 vjeçari kishte 5 ditë që kishte ardhur nga Belgjika. Dhe mbrëmjen e së enjtes (11 qershor) ora 22:00 ishte kthyer nga Durrësi për tu takuar me të motrën e cila kishte një biznes pranë qendres tregtare tek “Komuna e Parisit”.

Hekuran Billa ka qenë i dënuar në Britani për vrasjen e Prel Markut. Prel Marku, 22 vjeç, u qëllua për vdekje dhe dy persona të tjerë, Petrit Brahoj dhe Acron Gjoni, u plagosën rëndë në klubin privat në Park Royal.

Ndërkohë i dyshuari kryesor për ekzekutimin, Viktor Marku është lënë nën masën arrest me burg.

/Ora News

 

SHKARKO APP