Atentati ndaj Edmond Çekiçit, dëshmon shoferi: Ika me vrap, do më vrisnin edhe mua!
Shoferi i Edmond Çekiçit ka dëshmuar për vrasjen e anëtarit të bandës së Durrësit ditën e sotme. Ai ka thënë për grupin hetimor se nuk i ka njohur autorët.
”Nuk i kam parë, nuk i njoh kush ishin. Unë kisha pak kohë shofer i Mondit. Në mëngjes pranë shtëpisë së babait të Mondit na preu rrugën një makine e zezë Benz. Ata ishin të maskuar me kapuça dhe shall.
Dola menjëherë nga makina dhe ika me vrap tek rrugica ngjitur që është aty ku kishim ndaluar. Po të kisha qëndruar do më kishin vrarë edhe mua. Unë nuk di kush ka patur konflikt me Mondin”, deklaroi shoferi.
Edmond Çekiçi u ekzekutua ditën e sotme në një atentat nga tre persona të dyshuar, ku njëri e qëlloi me breshëri kallashnikovi. Ai ishte i dënuar për armbëmbajtje pa leje dhe ishte në liri me kusht nga Gjykata.