Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, Gjykata e Lartë merr vendimin për Redjan Rrajën
Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën, i fajësuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku u plagos Ndoja dhe u vra shoferi i mjetit Andi Maloku. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë la në fuqi edhe dënimin me 35 vite burgim për Arjol Halilajn, nën akuzë për të njëjtën ngjarje. Gjykata e Lartë u shpreh se e konsideron rekursin e dy të akuzuarve si të pabazuar dhe ndaj lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.
KOHA JONË SONDAZH

