Atentati ndaj kryebashkiakut Tushe, flasin mjekët: Më serioze gjendja e sekretares
Mjekë të Spitalit të Traumës në Tiranës konfirmuan se janë jashtë rrezikut për jetën, kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe si dhe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu, të plagosur pas sulmit me një granatë ndërsa ishin në detyrë.
Zv. Drejtori i Spitalit të Traumës tha sot se “Tushe kishte marrë një cifël granate në gjoks, por ajo iu hoq në spitalin e Lushnjës. Kurse zonja Qalliu është ende në ndërhyrje kirurgjikale. Kë dëmtime në kockat e fytyrës. Është jashtë rrezikut për jetën, – theksoi mjeku, – por ka nevojë për një trajtim të mëtejshëm. Stafet tona janë të pajisur me mjetet e duhura. Tushe është i qetë, i kthjellët dhe pak më parë komunikoi me mua, ju ka falenderuar të gjithë për kujdesin e treguar.”