Atentati ndaj Prokurorit/ Lë pas 18 ditësh spitalin Aleksandër Laho

Pas 18 ditësh, ka lënë spitalin e Durrësit këtë pasdite Aleksandër Laho ose i njohur ndryshe si “Rrumi”.

Laho mbeti i plagosur në atentatin ndaj Prokurorit Arian Ndoja në datën 1 nëntor. Laho mori një plumb në nofull dhe mësohet se ka probleme me të folurën pasi flet me vështërsi, duke mos thënë fare.

Aleksandër Laho u shoqërua drejt banesën me autoambulancë. Ndërsa Prokurori Ndoja vazhdon të qëndrojë në ambjentet e spitalit të Durrësit ku po merr mjekimin e plagëve.

Ndërkohë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku ndërroi jetë pak ditë më parë.

SHKARKO APP