Atentati ndaj prokurorit Ndoj, deputeti dëshmon në SPAK: Informacionet ia dhashë prokurorit. Nuk ma mbyllën gojën por…

Deputeti Halit Valteri ka folur pas dëshmisë së dhënë në SPAK për atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj ku mbeti i vrarë 23-vjeçari që ishte shofer i tij, Andi Maloku.

Valteri tha se të gjitha informacionet ia ka shprehur prokurorit Altin Dumani dhe nuk ka preferuar të japë detaje të tjera për mediat duke theksuar se iu qëndron deklaratave që ka bërë në parlament. Ai ka mohuar se prokuroria i ka mbyllur gojën por se respekton ligjin.

“Kam dhënë deponimin tim para OPGJ dhe prokurorit Altin Dumani. Të gjitha informacionet që kam ia kam shprehur prokurorit. Presim përfundimin e hetimeve dhe që kjo ngjarje të zbardhet.
Nuk ma mbyllën gojën por ligji është ligj dhe duhet respektuar. Të gjitha deklaratave të mia që kam bërë në parlament dhe për gazetaren Klodiana Lala iu qëndroj. Nuk kam dijeni për hetimet”, deklaroi Valteri.

SHKARKO APP