Atentati ndaj prokurorit, SPAK: Burg të përjetshëm për Redjan Rrajën

SPAK ka kërkuar burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji, ku u plagos prokurori dhe Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut) dhe u vra Andi Maloku, shoferi i Ndojit, në nëntor të vitit 2019. Për të njëjtën çështje, për Artiol Halilajn janë kërkuar 35 vite burg.

“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen. I qëndroj deklarimeve që kam dhënë gjatë hetimit, ndaj nuk dua të pyetem nga prokurori”, ka thënë Rraja. Në deklarimet e dhëna në vitin 2019, Rraja jo vetëm që mohonte akuzën, por ngrinte dyshime për manipulim provash kundër tij.

Nga ekspertimi i telefonit të Rrajës janë gjetur të dhëna me interes për hetimin. Në komunikimet me SMS ka fjalë, që përputhen me veprimet e tyre, kode me fjalë “Benzi”, “Arjani”, “Bidoni”, “digje”. Po ashtu, në aplikacionin “health” rezulton se pasi kanë braktisur mjetin Redjan Rraja ka bërë gati 900 hapa në vetëm 7 minuta, që tregon intensitet të lëvizjes. Prova me rëndësi janë konsideruar edhe të dhënat e siguruar nga komunikimet e kriptuara të aplikacionit SKY. Në to dalin pseudenimet “Dok” për Rrajën dhe “Bisha” për Halilajn.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?