Atentati, ndërron jetë në spital Arlind Bushati. Djali i ish-kandidatit për kryebashkiak
Bilanci i atentatit me armë zjarri që ndodhi pas orës 16:00 të pasdites së sotme në Shkodër është rënduar, pasi ka ndërruar jetë edhe i riu Arlind Bushati.
Djali i ish-kandidatit për kryebashkiak për Partinë Demokratike, Xhemal Bushati, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës rreth orës 22:00 të mbrëmjes.
Ngjarja që tronditi Shkodrën u regjistrua në lagjen Dobraç dhe dyshohet të jetë një konflikt mes bandave të qytetit.
Më herët u deklaruan të vdekur në vendngjarje, bashkudhëtari i Bushatit në automjetin tip “Mercdes Benz”, Hamza Lici dhe kalimtarja e rastit Flutura Basha.