Atentati në Elbasan, Koka: Si u larguan autorët pas djegies se mjetit
Gazetari Spartak Koka ka sjellë në studion e emisionit “Opinion” të tjera detaje lidhur me atentatin e kryer ndaj Ardian Çapjas në Elbasan, mëngjesin e së hënës. Sipas Kokës, që ka ndjekur zhvillimet e fundit edhe në vendngjarje, mendohet se të paktën janë 3 persona të përfshirë në këtë atentat. Dy prej tyre në ekzekutimin e krimit dhe një person i tretë që duket se i ka ndihmuar të largohen pasi kanë djegur mjetin.
“Pasi kanë vnënë flakën janë pritur nga një automjet tjetër i vogël, ku i priste një person dhe automjeti ishte me targa të vjedhura. Kemi dy autorë në “Sharan” dhe një autor në mjetin tjetër të vogël gjithashtu me targa të vjedhura. Targat e mjetit tip “Sharan” janë vjedhur një ditë më parë në një mjet “Citroen” në Fushë- Krujë, ndërsa Sharani nuk dihet se nga e ka origjinën”, tha Koka. Ai shtoi se brenda një viti kjo është hera e dytë kur për vrasje në Elbasan përdoren mjete të vjedhura në zonën e Krujës. Koka ka kujtuar rastin e vrasjes së avokatit Ravik Gurra, ku automjeti me të cilin lëviznin atentatorët ishte vjedhur në Fushë Krujë./Opinion.al