Atentati në Fushë-Krujë, zbulohet identiteti i dy viktimave të tjerë

B.Hoxha dhe B.Martini janë dy viktimat e tjera të atentatit në Fushë-Krujë. Familjarët e Vatës ata që kanë bërë me dije se ai ka qenë në makinë me Hoxhën dhe Martinin, ndërkohë që pritet edhe ADN-ja për ta konfirmuar.

Personi tjetër që mbeti i vrarë është Diklen Vata, 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij. Ai kishte qenë i arrestuar më parë për kokainë në Tiranë.

“Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip “Volsëagen Passat” është qëlluar me armë zjarri. Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volsëagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në brendësi të automjetit eshte konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin”, njoftoi policia pak minuta më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?