Atentati në Kurbin, shkon në 2 numri i viktimave
Bilanci i atentatit mbrëmjen e djeshme në Kurbin, është rënduar mëngjesin e kësaj të diele. Njëri nga dy të plagosurit ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë disa orë pasi u transportua.
53-vjeçari Paulin Gjergji nuk ka mundur që t’u rezistojë plagëve që mori nga breshëria e plumbave duke ndërruar jetë pavarësisht tentativave të mjekëve.
Në ambientin e jashtëm të një hoteli në aksin rrugor Laç-Mamurras afër kryqëzimit të fshatit Gjormë, një person qëlloi me armë zjarri duke lënë të vdekur në vend Bujar Likën (Hasani) 37-vjeç, që dyshohet se ishte shënjestra, ndërsa të plagosur mbetën Kreshnik Tusha 21 vjeç dhe Paulin Gjergji 53 vjeç, që ndërroi jetë disa orë më vonë te Trauma në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

