Atentati në Laprakë, policia mësyn në banesën e autorit
Një ditë pas atentatit që ndodhi në Laprakë, ku një 17-vjeçare mbeti e vrarë dhe u plagos i dashuri i saj, policia ka ushtruar kontrolle në banesën e autorit të dyshuar.
19-vjeçari i dyshuar si autor i vrasjes së Briselda Gjikola dhe u plagos 23-vjeçari Erion Bengo nuk është gjetur në banesën e tij.
Motivi i kësaj ngjarje sipas policisë është një konflikt që 2 djemtë kane pasur me njëri tjetrin para një jave. 19-vjeçari ka ngacmuar Briseldën dhe i dashuri i saj e ka qëlluar. 19-vjecari jeton ne Laprake shumë prane vendit te ngjarjes. Aktualisht po vijojne kontrollet.
KOHA JONË SONDAZH

