Atentati në Laprakë, zbulohet identiteti i autorit 19-vjeçar. Emri
Një ditë pas vrasjes së 17-vjecares Briselda Gjikola dhe plagosjes së të dashurit të saj Erjon Bengo është zbuluar identiteti i autorit të dyshuar. Mësohet se autori i dyshuar është Robert P. i datëlindjes 1999, i cili është shpallur në kërkim.
Krimi i rëndë ku mbeti e vrarë 17-vjeçarja Briselda Gjikola, dhe u plagos Erion Bengo ndodhi dje rreth orës 18:17 në Laprakë.
Çifti, që ishte në një lidhje prej pak javësh, ishin në mjetin tip ‘Benz A Class’ më targë AA 226 MS, ngjyrë gri, kur dy persona të maskuar hapën zjarr ndaj tyre.
Për pasojë të rinjtë u plagosën, ndërsa vajza ndërroi jetë në spital. Erion Bengo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë plumba në qafë dhe shpatull. /syri.net
KOHA JONË SONDAZH

