Atentati në Milot/Autorët ndoqën 2 miqtë, shoqërohen dhjetëra persona
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milot ku mbeti i vrarë Klisman Preci dhe u plagos Ylli Ibrahimi.
Hetimet kanë zbuluar se atentatorët kishin qarkulluar disa herë gjatë ditës së djeshme në zonë, duke mësuar kështu lëvizjet e viktimës dhe të plagosurit.
Mësohet se sapo makina e shënjestrave iu afrua për të hyrë në rrugën e pallatit, dolën atentorët dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të makinës të Ylli Brahimit dhe Klisman Preçit.
Policia ka marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni për lëvizjet e viktimave, apo edhe autorëve që mbeten ende të paidentifikuar.
Ndërkohë që janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonën përreth vendit të ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të atentatit.
KOHA JONË SONDAZH

