Atentati në Tiranë për gjakmarrje, në bulevard u derdhën 17 plumba

17 plumba janë shtënë në përplasjen me armë që shkaktoi 3 të vdekur pasditen e 27 majit në Bulverdin “Zogu I”  në Tiranë.

Prokuroria deklaron se vrasja ka për motiv gjakmarrjen dhe ka lidhje me ekzekutimin e vëllait të Besnik Sulkut në prill të këtij viti në Hollandë.

Salvatore Letizia, shtetasi Italian i arrestuar së bashku me 2 nipat e Mentor Lufit ishte sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda për të marrë vlerësimin e masës së sigurisë.

Prokuroria tha se “Ka prova që ngjarja e ka zanafillën me vrasjen e vëllait të Besnik Sulkut më herët në Hollandë dhe se vendin e ngjarjes janë gjetur 17 gëzhoja, si dhe janë  sekuestruar 3 pistoleta dhe një armë e mbështjellë  me një copë ku u gjet dhe fotografia e  Mentor Lufit.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e arrestit burg ndërkohë që shtetasi Italian u mbrojt nga avokati Ilia Ilia. Pritet vlerësimi i masës së sigurisë dhe për dy nipat e Lufit.

Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes për gjakmarrje. Ata u arrestuan menjëherë pas atentatit

Si ndodhi atentati, Letizia u perplas me makine nga nipat e Mentor Lufit me 27 maj

Mentor Lufi (Doçi) së bashku me Gerti Goxhajn kanë qënë ulur në një kafe pranë Fakultetit të Shkencave të Natyres. Jashtë kafes ishin duke pritur dy nipërit e Mentor Lufit. Pasi kane dalë nga kafja, shtetasi Mentor Lufi ka hipur në mjetin tip BMW me targa AA 001IK si pasagjer dhe drejtues mjeti ka qenë shtetasi Gerti Goxhaj.
Ndërkohë pas tyre vinte mjeti tip Touareg me targa AA 097 KE në të cilën udhëtonin dy nipat e shtetasit M.Lufi , konkretisht shtetasi Markeljan Doçi dhe shtetasi Klevis Doçi.
Në momentin kur mjeti tip BMW ka filluar lëvizjen ,në këmbë kanë qenë dy shtetas të cilet kanë hapur zjarr duke qëlluar në drejtim të Mentor Lufit dhe Gerti Goxhajt që udhetonin në mjetin tip tip BMW.

Në këtë moment menjehere janë kundërpërgjigjur me armëzjarri dy nipat e Mentorit duke goditur me mjet një nga autoret e dyshuar shtetas Italian i identifikuar me emrin Salvatore Leticia. Ky ka mundur të largohet nga vendngjarja duke u fshehur në një hotel në afërsi dhe duke u përpjekur të fshihte provat e krimit . Ndërkohë Markeljan Doçi ka qëlluar me armë zjarri Besnik Sulkun i cili hapi zjarr i pari ndaj xhaxhait të tyre dhe mikut të tij .

Italiani, pjesë e Camorras në Itali 

Shtetasi italian Salvatore Letizia,  jo vetëm që dyshohet se ishte vrasës me pagesë por dhe anëtar i Camorras në Itali.

Prishja e pazareve te drogës dhe një vrasje e ndodhur në Holandë para një muaji dyshohet se janë shkaqet e përplasjes me armë mes bandave në bulevardin “Zogu I” parë më 27 maj 2015.

34 vjeç nga Napoli, me disa precedente penale në Itali për trafik armësh dhe trafik droge, dyshohet që në Tiranë të ketë mbërritur me misionin e vrasësit me pagesë.

Në atentatin e ndodhur në Tiranë mbetën të vrarë Mentor Lufi; Gerti Goxhaj; Besnik Sulku, si dhe janë arrestuar Salvatore Lettizia, Markeljan dhe Klevis Doçi.

SHKARKO APP