Atentati në Vaun e Dejës, prangoset një nga ekzekutuesit e 24-vjeçarit

Policia e Shkodrës ka identifikuar autorët e vrasjes së Luigj Gjergjit. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar Akil Gradeci, 24 vjeç nga fshati Shkjezë, dhe është shpallur në kërkim Eduart Hulej, 32 vjec, nga fshati Plezhë, Vau i Dejës.

Luigj Gjergji ishte duke udhëtuar me automjetin e tij kur u qëllua me armë zjarri në aksin rrugor Vau i Dejës- Bushat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.10 të së premtes pranë vendin të quajtur Karburant "Palushaj".

Një ditë pas atentatit ndaj të riut Luigj Gjergji, ngjarje e ndodhur në Vaun e Dejës, policia e Shkodrës ka arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar dhe po punon për kapjen e autorit tjetër, i cili dyshohet se është larguar pas krimit.

Sipas policisë i arrestuari i parë është Akil Gradeci, 24- vjeç, nga fshati Shkjezë i Vaut të Dejës.

Në kërkim është shpallur Eduart Hulej 32 vjeç edhe ky nga Vau i Dejës.

Dyshohet se shkak për vrasjen ka qenë një konflikt i disa ditëve më parë midis autorëve të viktimës për motive të dobëta. Mëngjesin e së premtes Luigj Gjergjit iu bë pritë në rrugën drejt banesës së tij, Vau i Dejës.

Autorët qëlluan me breshëri kallshnikovi në drejtim të mjetit të tij, i cili më pas përfundoi në kanal. Luigj Gjergji, 24 vjeç po kthehej nga Rinasi për në banesë pasi përcolli të ëmën drejt Greqisë, por në kthim atij iu bë pritë dhe u ekzekutua nga dy persona sipas policisë, një prej të cilëve është ende në kërkim.  

SHKARKO APP