Atentati në Vlorë/ 34-vjeçari me dy mbiemra, pistat ku po heton policia
Këtë të diel Vlora është tronditur nga një shpërthim eksploziv. 34-vjeçari Indrit Sadedinaj ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘10 korriku’ të këtij qyteti në parkimin e një pallati.
Grupi hetimor është duke shqyrtuar dy mundësi për këtë ngjarje, nëse lënda eksplozive është aktivizuar nëpërmjet sinjalit të celularit apo e komanduar në distancë. Fillimisht nga disa kamera është parë se në momentin kur lënda është aktivizuar, pranë perimetrit nuk ndodhej dikush i dyshimtë.
“Tani çelësi i hetimit janë kamerat me një rreze më të madhe të vendit të ngjarjes për të kuptuar se kanë lëvizur autorët. Gjithashtu policia po heton në lidhje me konfliktet të hapura që ka 34-vjeçari, për të kuptuar përse ai ishte shënjestër e këtij sulmi brutal.”, raporton Blkanweb.
Nga informacionet paraprake thuhet se 34-vjeçari është në gjendje të rëndë, për momentin ende ka të tjera prova. Gjithashtu raportohet se 34-vjeçari ka përdorur edhe një mbiemër tjetër, ndërsa momentalisht policia është orientuar tek miqtë e ngushtë dhe familjarët për të marrë më shumë të dhëna për këtë ngjarje që tronditi Vlorën.
KOHA JONË SONDAZH

