Ate*tat në Dubai ndaj Indrit Dokles? Artan Hoxha hedh poshtë lajmet: Nuk e keni parë në Dubai
Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për disa lajme të përhapura në rrjetet sociale, për një atentat ndaj një shqiptari në Dubai. Hoxha tha se bëhej fjalë për Indrit Doklen, por tha se lajmi është i pavërtetë dhe se Indrit Dokle ndodhet në Shqipëri, ndaj nuk është parë në Dubai.
“Fillimisht u tha se është goditur një biznesmen, pastaj u aludua se një personazh shumë i rëndësishëm është i plagosur dhe gjendje kome dhe ka vdekur. Në fakt unë me personin kam folur dhe është në Shqipëri.
Kanë patur të drejtë që janë shqetësuar në Dubai. Bëhej fjalë për Indrit Doklen. Nuk është sot as i dënuar dhe as në kërkim. Është qytetar i lirë. Me sa di unë ka patur një gëzim familjar, festonte ditëlindjen e babait.
Pastaj u tha se i është bërë atentat një personi tjetër. Në Dubai është shumë e vështirë të bësh vepra kriminale, sepse të pret dënimi. Të kryesh krim është futja vetes, ke dënim kapital. Aq më tepër të sulmosh me thika, etj. Ky është qytetar i lirë. Edhe unë nuk e dija që kishte mbyllur edhe shërbimin e provës”, tha Hoxha.