Athina zyrtare i kundërpërgjigjet Ramës: Nuk ka diskutim për kufijtë

“Nuk ka asnjë diskutim mes 2 vendeve për kufijtë, pasi ata janë përcaktuar në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat janë të panegociueshme”. Kështu ka deklaruar një burim nga Ministria e Jashtme greke për agjencinë e lajmeve ANA-MPA, si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Tirana dhe Athina po bisedojnë lidhur me çështjen e kufijve.

Zyrtari në fjalë ka nënvizuar se në Traktatin e Miqësisë dhe bashkëpunimit që është nënshkruar në Tiranë më 21 mars 1996 parashikohet që të dy shtetet të respektojnë kufijtë ekzistues, të cilët janë të pacenueshëm.

Ditën e enjte, në një intervistë televizive, Kryeministri Rama deklaroi se me Greqinë po diskutohet për kufirin detar, por kjo deklaratë duket se është interpretuar ndryshe nga mediat greke.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çfarë po diskutojmë sot me Greqinë? Kufirin. Çfarë diskutuan dhe arritën Kosova dhe Mali i Zi? Kufirin. Pse nuk duhet diskutuar kufiri mes Kosovës dhe Serbisë? Me siguri do të diskutohet, ju pëlqen apo jo. Një proces i demarkacionit do të zhvillohet edhe në këtë rast”, citohej të ketë thënë kryeministri Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Athina dhe Tirana rihapën negociatat për të përcaktuar kufijtë detarë në detin Jon në maj 2018 dhe për të zgjidhur çështje të tjera dypalëshe.

Në tetor të 2018-ës, ministri i jashtëm i jashtëm Nikos Kotzias njoftoi se Greqia ishte gati të zgjeronte ujërat territoriale në bregun perëndimor prej 6 deri në 12 milje detare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?