Athinë/Qëllohet me armë zjarri shqiptari, autorët harrojnë armën brenda mjetit
Një vrasje është shënuar mbrëmjen e kësaj të premte në Greqi, ku një shqiptar është qëlluar me armë zjarri. Mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në sheshin Attiki.
Shqiptari emri i të cilit nuk është bërë i ditur aktualisht ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, por megjithatë nuk dihet sesi është gjendja shëndetësore e tij. Shqiptari është qëlluar nga disa persona që ndodheshin në një makinë tjetër ndërkohë ka marrë një plagë.
Pas ngjarjes, dy emigrantët hipën në një taksi dhe nën kërcënimin e një arme e detyruan shoferin t’i çonte në stacionin e Larissas ku ata u larguan, por duke lënë një armë brenda automjetit. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes sakaq ka bllokuar dhe taksinë me të cilën u larguan autorët.