“Atje më mbyte”, Rama nxjerr videon. Ç’ndodhi me Bukurien që u ankua live
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë sot një tjetër video, dëshmi sipas tij të efektit që ka sjellë turi i llogaridhënies në rrethe të ndryshme të vendit. Ai ka nxjerrë dëshminë e Bukuries nga Cërriku, e cila iu ankua live Ramës, që për problemin me vitet e pensionit, te letrat e shtëpisë, e deri te analizat që sipas saj, janë kot, pasi mjekët nuk kanë as aparat tensioni.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155933350046523/?t=0
Mesazhi i Ramës
MIRËMËNGJES ? dhe me këtë tjetër dëshmi nga plot si kjo që provojnë se fushata e LLOGARIDHËNIES PUBLIIKE ishte një ndërveprim real me njerëzit e zakonshëm dhe për njerëzit e zakonshëm, në funksion të ndërtimit çdo ditë të koalicionit me ta për Shqipërinë që duam, përtej cinizmit, sharjeve e përqeshjeve të shumëkujt që e harron ku ishim dhe nuk do të shikojë se sa shumë kemi bërë e se sa shumë më tepër akoma duam e kemi mundësi të bëjmë së bashku, ju uroj një ditë të mbarë ?
KOHA JONË SONDAZH

