Atmosferë entuziaste në lagjen “Emin Matraxhiu” në mbështetje të Aulona Bylykbashit
Një atmosferë mikpritëse dhe entuziaste përshkoi lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, ku dhjetëra qytetarë dolën për të mbështetur kandidaten për deputete në listat e hapura të Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi.
Në këtë tubim, Aulona Bylykbashi u shoqërua nga drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Arbjan Mazniku, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, kandidati për deputet në listat e hapura, Adi Qose, si dhe kryetarja e PS Elbasan, Mira Urupi.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Aulona Bylykbashi vlerësoi lagjen “Emin Matraxhiu” si një nga dëshmitë më të qarta të investimeve që kanë transformuar Elbasanin, por theksoi se puna nuk ndalet këtu:
“Ne jemi në rrugëtimin drejt Shqipërisë 2030 dhe drejt Elbasanit 2030, një qytet ku çdo investim do të përmirësojë jetën e çdo banori. Çdo njeri që takoj çdo ditë më mbush me shpresë se data 11 maj do të jetë dita e fitores, si asnjëherë më parë për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.”
Drejtuesi i qarkut, Arbjan Mazniku, theksoi rëndësinë e mbështetjes për PS dhe për kryeministrin Rama, duke u shprehur:
“Me Edi Ramën do ta çojmë Shqipërinë në Europë.”
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, shtoi:
“Duam njerëzit tanë më të mirë të na përfaqësojnë në parlament, ata që e dinë se ku pikon çatia dhe si të zgjidhin problemet reale të qytetarëve.”
Kandidati për deputet, Adi Qosja, u shpreh me bindje:
“Të tregojmë se Rajoni Nr. 1 është lokomotiva e fitores së PS më 11 maj!”
Ndërsa kryetarja e PS Elbasan, Mira Urupi, e përmbylli me një mesazh të qartë:
“Të bashkuar më 11 maj do të shënojmë fitoren spektakolare të Partisë Socialiste!”
Tubimi në “Emin Matraxhiu” dëshmoi mbështetjen e gjerë qytetare për kandidatët socialistë dhe për vizionin e tyre për një Elbasan më të zhvilluar dhe një Shqipëri europiane.
KOHA JONË SONDAZH

