At*ntat studentit të Akademisë së Sigurisë, pl*goset kunati! Gjendet edhe makina e djegur

Një 30-vjeçar dhe kunati i tij, kanë rënë pre e një atentati këtë mbrëmje në qytetin e Shkodrës. Ata janë Gergj Ndershtiqaj 28 vjeç student në Akademinë e Sigurisë dhe kunati i tij 30-vjeç Gjin Nika. Të dy ndodhen në spital.

Ndërkohë, në afërsi të vendit të ngjarjes, uniformat blu kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?