Audi përplaset me mjetin bujqësor në Rrugën e Arbrit, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjoricë, të Bulqizës.

Mësohet se një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjet tip agregat në vendin e quajtur ura e Drinit, pjesë e Rrugës së Arbrit.

Dyshohet se dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?