Audienca në Facebook, Berisha i pari. Sfidon Ramën dhe Bashën
Jetojmë në kohën që pa rrjetet sociale nuk bëjmë dot. Sot politika ishte aktive që nga mëngjesi.
Një përballje mes Sali Berishës, Edi Ramën dhe Lulzim Bashës u pa edhe në rrjetet e tyre sociale, ku më i ndjekuri del të jetë Berisha, ku po e ndiqnin më shumë se 10 mijë njerëz në Facebook.
I dyti në rend vjen kryeministri Edi Rama. “2.6K”, shënonte rrjeti social Facebook në profilin e kryeministrit Rama, kur ky i fundit doli të fliste në Kuvend. Por LIVE u ndërpre shpejt.
Kurse Lulzim Basha, kreu aktual i PD-së numëronte një mijë e 700 shikues, më pak nga tre.