Audio “fake” për koronavirusin, Prokuroria: Po hetojmë, “paniku” është vepër penale

Strukturat ligjzbatuese të vendit janë vënë në lëvizje për parandalimin e përhapjes së panikut për koronavirusin. Me anë të një deklarate për shtyp, Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka nisur hetimet për përhapjen e mesazheve nëpërmjet telefonit, në lidhje me informacione të dyshuara si të rreme mbi përhapjen e koronavirusit në vendin tonë. Prokuroria thotë se po heton për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, ndërsa u bën apel qytetarëve që të mos përhapin materialet të rreme sepse janë penalisht të dënueshme.
Njoftimi i Prokurorisë: Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkas nga të dhënat e ndryshme të bëra publike në media si dhe përhapja e mesazheve nëpërmjet telefonit, në lidhje me informacione të dyshuara si të rreme mbi përhapjen e mundshme të Coronavirusit, në vendin tonë, filloi kryesisht hetimin për veprën penale të “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal. Objekti i hetimit lidhet me situatën e krijuar si rezultat i hapjes së informatave për të cilat dyshohen se janë të rreme, për shkak të natyrës sensitive që paraqet përhapja e këtyre informacioneve në masën e gjerë.

Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo përhapje e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim, apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit është penalisht e dënueshme. Vijojmë të ndjekim me interes të shtuar, çdo të dhënë në raport me rastin konkret, duke kërkuar mirëkuptimin dhe besimin e qytetarëve. Nga ana tjetër, mirëpresim çdo qytetar për informacionet që mundet të disponojnë.

Më herët gjatë ditës, Drejtori i Kufirit dhe Migracionit Eduart Merkaj njoftoi se për përhapjen e mesazheve të rreme kishte nisur hetimi nga policia. Gjatë ditës së diel u shpërnda një audio në rrjetet sociale, ku dëgjohej zëri i një vajze që njoftonte se në Shqipëri ishin identifikuar disa raste me koronavirus.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?