Audio-përgjimi, Prokuroria thërret sërish 3 zyrtarët e PD

Pas refuzimit për të shkuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, mësohet se organi i akuzës ka thirrur sërish tre zyrtarët e PD-së, pasi publikuan audio-përgjimin për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Deputetët Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji sëbashku me ekspertin ligjor Gazmend Bardhi nuk iu përgjigjen thirrjes së parë të Prokurorisë, duke u mos u paraqitur për të dhënë dëshminë e tyre ditën e enjte.

Ndërkohë, në Prokurori është paraqitur edhe Dëshmitari X, Albert Veliu, i shoqëruar nga avokati, Ivi Kaso.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?