(AUDIO) Zhurma e frikshme e tërmetit të 26 nëntorit
CAT News, një mediat gjermane e specializuar për fenomenet natyrore, ka publikuar një audio të zhurmës që ka prodhuar tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.
Në faqen online CAT News sqarohet se zhurma është regjistruar me pajisje speciale, 195 kilometra larg qytetit të Durrësit, ku ishte dhe epiqendra.
Regjistrimi është vetëm 12 sekonda, ndërkohë që tërmeti zgjati për më shumë se 30 sekonda.
Cat News publikon informacionet në bashkëpunim me disa agjenci të specializuara sizmike, si www.earthquake-report.com, www.cedim.de, www.risklayer.com.
Më poshtë mund të dëgjoni audion e regjistruar nga instituti gjerman.