Audiopërgjimi i FSHF-së, LSI: Erion Veliaj përdor SPAK-un si mjet presioni
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar pas publikimit të audiopërgjimit, ku FSHF-ja thotë se krye i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po bën presion ndaj Armand Dukës.
Braimllari po ashtu nënvizon se Veliaj përdor SPAK si institucion varësie dhe mjet presioni për të kapur çdo gjë të mundshme në këtë vend.
“Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj përdor SPAK si institucion varësie dhe mjet presioni për të kapur çdo gjë të mundshme në këtë vend. Përdorimi i SPAK-ut dhe gjuha fyese ndaj anëtarëve të shoqatës Tirona me qellim kapjen e FSHF nga Veliaj tregon qartë arrogancën, papërgjegjshmërinë dhe kapjen e çdo instuticioni në këtë vend nga mafia e inceneratorëve dhe ajo e pastrimit të parave”.