Aulon Kalaja: Shpenzime galopante nga qeveria! Kompania greke e ka dorëzuar ofertën
I ftuar në ‘Intervista e Ditës’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko ishte aktivisti Aulon Kalaja, i cili ka hedhur dritë mbi shtyrjen e tretë nga ana e qeverisë, të fituesit të projektit infrastrukturor Milot-Fier.
Gjithashtu Kalaja ka akuzuar qeverinë për mos transparencë në lidhje më këtë projekt tejet të rëndësishëm për Shqipërinë, pasi sipas tij kompania greke Terna e ka dorëzuar ofertën e saj në ministrinë e linjës, por që kjo ministri nuk e ka bërë publike.
Cfarë fshihet pas këtij tenderi?
‘Ka tulatje, nuk ka transparencë nga ana e qeverisë. Kemi një shifër të re, është 1.4 miliard euro. Kryeministri luan me 200 milion euro pa të keqe. Cdo qytetar do paguajë 20 euro vajtje ardhje. Ne prisnim që firma fituese e supozuar të shpallej por është shtyrë sërish. Është një tender pa vlerë pasi është paracaktuar para 2 vitesh. Është vetëm cështje kohe. E paprecedent në gjithë botën. Kjo rrugë e kalon Rrugën e Kombit, jo për veprat por për shpenzimet galopante’, ka deklaruar Kalaja.
Aktivisti Kalaja ka sjellë në vëmendje rëndësinë strategjike të kesaj arterie, ku sipas tij nuk mund ti jepet Greqisë, zemra e Shqipërisë.
‘Jemi mes dy plagëve të mëdha, tërmeti dhe pandemia dhe qeveria e ka mendjen të hedhi 1,4 miliard euro për rrugën gjysmë të përfunduar, Milot-Fier. Terna do marrë arterien kryesore, zemrën e Shqipërisë. Ky tender do shpallej në 21 shtator, u shty, do shpallej deri në 28 tetor, prap u shty, as edhe më 8 nëntor nuk u shpall, por prap u shty’.
‘Terna e ka paraqitur ofertën në ministrinë e linjës, pse ministrja Balluku dhe Rama nuk e bëjnë publike?
Mesa kuptohet nuk është arritur akoma pazari mes qeverisë dhe kompanisë Terna.
Qeveria ka bërë lëshime për kompaninë greke. Lëshimi I parë për historikun e kësaj kompanie, pasi ka vetëm 7 vite që është themeluar.
Lëshimi i dytë ka të bëjë me rritjen e cmimit. Pra Terna nuk ka qënë e kënaqur me 1.2 miliard euro. Kryeministri deklaroi vet që do të rritet në 1.4 miliard euro. Vetëm 500 milion euro kushton kjo rrugë në projeksionin më të mirë’ ka thënë Kalaja.
‘Firmës i intereson një cmim I lartë për të rritur tollin në të ardhmen. Nëse nuk arrihet trafiku I paracaktuar, firmës I lind e drejta të rrisë tarifën e rrugës.
Nga ana strategjike kjo rrugë është e pafalshme që I jepet Greqisë. Bëhet fjalë për arsye strategjike. I bej thirrje SPAK-ut të vazhdojë hetimet për këtë rast. Kambanë alarmi nëse nuk ka drejtësi.
Një grup njerëzish ka vjedhur cdo gjë, kanë ngelur vetëm rrugët tani. Ka dyshime të arsyeshme për të ngritur disa pyetje:
Pse nuk bëhet publike kjo kontratë?
Pyetje për Ramën, a ka dorëzuar kompania Terna ofertë në ministrinë e linjës?
Edhe vizita e Dendias ka të bëjë me këtë punë. Ka deklaruar në vetë të parë se ka ardhur në Shqipëri për të mbyllur marrëveshjet e diskutuara deri më tani’, ka theksuar Kalaja.