Aulona Bykykbashi: Bashkëpunimi në ekip sjell fitore për qytetin dhe për PS

Në një takim të zhvilluar me banorët e Rajonit nr. 1 në Elbasan, kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Aulona Bykykbashi, e cila garon në listën e hapur, theksoi rëndësinë e punës në ekip dhe mbështetjes së ndërsjellë për të arritur objektiva të përbashkëta.

“Nuk ka fitore të madhe pa pjesën e vogël të secilit prej nesh. Ekipi sjell rezultate dhe vetëm me lobim të fortë pranë qeverisë mund të realizojmë projektet që qyteti ynë ka nevojë. Vetëm me buxhetin e bashkisë nuk mjafton për të bërë gjithçka,” u shpreh Bykykbashi.

Duke ndarë arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, ajo theksoi: “Vendosa të nis këtë rrugëtim për të qenë një zë i fortë në përfaqësimin e qytetit tim. Më 11 maj kërkoj mbështetjen tuaj për një vajzë nga Elbasani, një vajzë që e do punën dhe këtë qytet, dhe që dëshiron ta shohë Elbasanin të përmirësohet dita-ditës.”
Kandidati tjetër i PS, Adi Qose, i cili garon në listën e mbyllur, shprehu bindjen se angazhimi i tyre nuk do të mungojë në asnjë moment. “Do të jemi gjithnjë në Elbasan, për të punuar së bashku për qytetin tonë,” tha ai.

Një atmosferë entuziaste shoqëroi takimin, ku qytetarët shprehën mbështetjen për përfaqësuesit që vijnë nga rrënjët e komunitetit dhe që kanë një fokus të qartë drejt përmirësimit të jetës në Elbasan.

SHKARKO APP