Aulona Bylykbashi, derë më derë: “Më 11 maj kërkoj votën tuaj për të qenë zëri juaj në Kuvend”
Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga 11 maji, Aulona Bylykbashi vijon fushatën intensive në çdo lagje e çdo rrugicë të rajoneve 1, 2 dhe 3, aty ku ajo kandidon në listat e hapura të Partisë Socialiste për deputete në Kuvend.
Duke trokitur derë më derë, Aulona ndan me qytetarët mesazhe të sinqerta, të drejtpërdrejta dhe plot besim:
“Shpresoj të më jepni votën tuaj më 11 maj. Do të jem pranë jush, çdo ditë, jo vetëm gjatë fushatës. Dera ime do të jetë gjithmonë e hapur për ju.”
Besimin tek Edi Rama dhe Partia Socialiste e ndjejmë në çdo derë ku trokasim.
Ky është suksesi ynë, suksesi i Shqipërisë Europiane.
Me një qasje qytetare dhe të përulur, Aulona Bylykbashi premton të jetë zëri i komunitetit që e mbështet, dhe i çdo qytetari që kërkon dëgjim, përfaqësim dhe veprim konkret.
KOHA JONË SONDAZH

