Aulona Bylykbashi: Elbasani në rritje, të rinjtë zgjedhin arsimin profesional, kërkohen profesionistë
Elbasani po përjeton një zhvillim të ndjeshëm vitet e fundit, si në aspektin urban ashtu edhe në atë profesional. Dy shkollat profesionale të qytetit janë kthyer në qendra të rëndësishme formimi për të rinjtë që duan të mësojnë një profesion dhe të ndërtojnë jetën e tyre në vendlindje.
Ndërkohë, qyteti vijon të zgjerohet me ndërtime të reja, çka rrit nevojën për profesionistë të kualifikuar në fusha të ndryshme. Kjo dinamikë e re kërkon një vizion të qartë dhe përfaqësim të denjë në Kuvend.
“Në çdo takim me qytetarët ndjej dëshirën e të rinjve për të punuar, për të kontribuar këtu, në Elbasan. Shkollat tona profesionale po japin rezultate konkrete, por nevojitet më shumë mbështetje dhe investim në këtë drejtim. Unë angazhohem që zëri i tyre të dëgjohet dhe të përkthehet në politika reale punësimi dhe zhvillimi,” – është shprehur Aulona Bylykbashi gjatë turit të saj elektoral në qytet.
Në kuadër të listave të hapura, ajo po kërkon mbështetjen e qytetarëve për votën në 11 maj, me fokus te fuqizimi i të rinjve, përkrahja e arsimit profesional dhe një Elbasan që rritet me dinjitet dhe mundësi për të gjithë.
KOHA JONË SONDAZH

