Aurel Plasari: Një krematorium në mes të Berlinit?!

 

Nga Aurel Plasari*

Në foto është një nga zonat më turistike të Berlinit, e njohur si “Porta e Brandenburgut” (Brandenburger Tor), për ata që e dinë dhe ata që nuk e dinë.

Përfytyroni tani që në një zonë të tillë Qeveria gjermane të vendoste të ndërtonte një krematorium, siç quheshin furrat e kampeve të përqendrimit të Hitlerit për të djegur kufomat, me justifikimin se, nëpërmjet ndërtimit të tij, po denoncuaka çmenduritë e nazizmit ose po përkujtuaka viktimat e tij!

Madje të rindërtonte edhe ndonjë “dhomë gazi”! Dhe t'i quante “instalacione”!

Deri edhe “vepra arti”! Do të guxonte kush në Gjermaninë e sotme?

Krematoriumet, shumë prej të cilëve ruhen ende në ish-kampet e përqendrimit nazist (according to calculations by the German authorities, 768 corpses could be burned in a crematorium every 24 hours) së toku me dhomat e gazit vizitohen e përkujtohen për të nxjerrë mësime nga historia atje tek janë: në Auschwitz, Birkenau etj. dhe askush nuk ka luajtur nga trutë e kokës t’i rindërtojë ato në mes të Berlinit kinse për funksione “turistike”.

*Postim i autorit në FB

SHKARKO APP