Aurel Plasari: Rama po qeveris keq

 

Historiani Aurel Plasari mendon se kryeministri Rama nuk ka bërë asgjë të mirë për këtë vend dhe se ai po qeveris keq.

Kështu, duke folur në emisionin “Debati” të Roland Qafokut, Plasari ka thënë se qeverisjen e keqe të Ramës duhet ta ndalë potenciali i brendshëm i PS­-së.

“Në kohën kur ka qenë në opozitë, kanë qenë disa shkrime të miat që kanë paralajmëruar si nuk bëhet opozitë dhe nëse bën ato sjellje, do të jetë nëjsoj edhe në ardhtë në pushtet. Ky zotëri nuk e do parlamentarizimin dhe sot po e shohim që do të bëhet dekriminalizim i parlamentit. Qeveria duhet të bëjë ndryshimin e madh, të qeverisë ndryshe, teknikat i di vetë qeveria, sepse ajo ka marrë votat. Opozita kryesore për të rregulluar qeverisjen, duhet të vijë nga ajo vetë. Qeverisjen e keqe duhet ta ndalojë potenciali i brendshëm i PS. Edi Rama nuk i do idetë dhe aspiratat socialiste. Ç’të mirë ka bërë Rama, me gjithë këta njerëz që ikin? Ikin ata që janë të pakënaqur, që janë kritikë, ata që janë pa punë, pra ata që nuk japin votën. A është teknikë kjo për të larguar të gjithë ata që nuk i japin votën? Ka bërë vetëm disa piktura të bukura”, thotë Plasari.

Sipas tij, fundi i Ramës do të jetë me pasoja të rënda për Shqipërinë dhe se votuesit në Shqipëri nuk dinë të zgjedhin. 

SHKARKO APP