Austria heq kufizimet, shqiptarë kalojnë veç me pasaporta biometrike

https://www.accorhotels.com/6599

Një lajm i mirë vjen për të gjithë shqiptarët që duan të shkojnë apo të kthehen nga Austria. Vendi ka hequr kufizimet duke filluar që nga dita e nesërme. Asnjë kriter nuk duhet plotësuar për të udhëtuar drejt Austrisë, ndërsa theksohet se të gjithë qytetarët duhet të kenë maska FFP2. As test negativ dhe as kriterin e vaksinës.

1) Asnjë kriter testi

2) Asnjë kriter vaksine

Swiss Digital Desktop Reklama

3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë

Swiss Digital Mobile Reklama

”I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2, si kjo ne foto. Kompania Austrian Airlines që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci. Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, ju lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?