Autoambulanca përplaset me automjetin, fatmirësisht nuk ka të lënduar
Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Gjirokaster-Tepelenë në afërsi të Urës së Kardhiqit.
Autoambulanca përplaset me një automjet. Nuk raportohen të lënduar. Ngjarja ka ndodhur një ore më pare teksa një automjet tip BMW, është përlasur me autoambulancën që vinte nga drejtimi verior.
Nuk dihet nese autoambulanca po transportonte pacientë, por për fat nuk ka pasur të lënduar veçse dëme në materiale. Policia rrugore po heton shkakun e aksidentit të ndodhur.
KOHA JONË SONDAZH

