Autobusët nga rrethet drejt Tiranës me plot protestues

 

Partia Demokratike do të dalë sot në protestë, e cila do të nisë në orën 11:00 në sheshin “Skënderbej” për të vijuar me marshim drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe për tu ndalur para kryeministrisë.

Protesta marshim parashikohet të zgjasë 5 orë. Të paktën ky është orari që PD ka kërkuar leje në polici dhe mbi 1500 forca policie do ruajnë mbarëvajtjen e protestës

Nga disa rrethe të vendit janë nisur aktivistë dhe simpatizantë të PD për tu bërë pjesë e protestës që ka organizuar Partia Demokratike.

Gazetarët tanë në rrethe na informojnë se mbështetës të opozitës janë nisur mëngjesin e sotëm nga Elbasani, Shkodra, Lezha, Fieri, Korça, Durrës drejt Tiranës. Udhëtimet janë organizuar nga degët e PD në rrethe.

Ndërkaq policia e shtetit është në gatishmëri për të mbikqyrur protestën.  Doi te jenë të angazhuar mbi 1 500 forca policie. Kordoni i parë para kryeministrisë do të jene police femra.

SHKARKO APP