Autobusi i punonjësve të kampit të Gjadrit përplaset me kamionçinën dhe një makinë

Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldren.

Nga informacionet paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë tre mjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Më konkretisht, një autobus i punonjësve italianë të kampit të emigrantëve të Gjadrit është përplasur me një kamionçinë dhe një makinë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa për shkak të aksidentit, trafiku në këtë segment rrugor u bllokua për rreth një orë, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?