Autobusi i Skënderbeut përfshihet në aksident, anulohet ndeshja e volejbollit me Tiranën

Autobusi në të cilin udhëtonte ekipi i vajzave të volejbollit të Skënderbeut është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik.

Autobusi është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit në aksin Prrenjas-Qafë Thanë. Mësohet se janë plagosur disa vajza të ekipit që kanë qenë ulur në sediljet e para të autobusit, por me dëmtime të lehta.

Gjendja e përgjithshme shëndetësore e vajzave paraqitet e mirë. Ato po udhëtonin drejt Tiranës për të luajtur sot ndeshjen e dytë finale në volejboll ndaj Tiranës, por kjo sfidë nuk do të luhet pasi vajzat kanë pësuar traumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që ndeshja e dytë finale ishte planifikuar të luhej sot në orën 17:00 në sallën e Farkës. Tirana e fitoi finalen e parë që u zhvillua në Korçë me rezultatin e pastër 0-3.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?