Autobusi me kosovarë përfshihet nga flakët në Kroaci

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm, ku një autobus me emigrantë kosovarë u përfshi nga flakët.

Në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë ndodhi ngjarja e frikshme ku për fat të mirë nuk raportohen të lënduar. Sipas raportimeve të policisë shkak është berë një shkëndijë elektrike brenda autobusit. I gjithë autobusi u përfshi nga flakët por fatmirësisht pasagjerët që udhëtonin në arritën të shpëtojnë pa dëmtime.

“Doganierët kroatë na strehuan  deri në momentin e mbërritjes së një autobusi tjetër që do të na transportojë në Kosovë”, tha njëri nga udhëtarët. Ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë.

SHKARKO APP