Autobusi plot me pasagjerë përfundon në greminë, të paktën 10 të vdekur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Indi, kur një autobus plot me pasagjerë doli nga rruga e përfundoi në greminë.

Të paktën 10 persona u vranë dhe 55 u plagosën, kur një autobus që po transportonte pelegrinët hindu ra në greminë.

Autobusi doli nga rruga dhe ra në një humnerë të Himalajeve pranë qytetit të Jammu në Kashmirin, ndërsa po udhëtonte për në qytetin Katra në shtetin verior indian të Punjabit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një oficer policie u tha gazetarëve se autobusi ishte i mbingarkuar. India ka një nga normat më të larta të vdekjeve rrugore në botë, me mijëra të vrarë dhe të plagosur çdo vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?