“Autocthonus”, interpelancë në parlamentin grek
”Autocthonus” nga klasa e një ishulli në Kretë, shkon në parlamentin grek. Duke marrë shkas nga publikimi i një fotografie, ku një prej fëmijëve kishte veshur një bluzë me stemën tashmë të famshme të ”Autocthonus”, deputeti i Demokracisë së re të opozitës, Theodoros Karaoglu, ka kërkuar interpelancë me ministrin e Jashtëm Nikos Kotzias.
Duke argumentuar kërkesën e vet, deputeti opozitar, komenton faktin e pranisë në fotografi të zëvendësambasadorit shqiptar Florian Nova.
”Mundet që një fëmijë i mitur që mos e ketë idenë se çfarë shpreh bluza që ka veshur. Mirëpo është e papranueshme që zëvendësambasadori i Shqipërisë në Greqi të paraqitet duke përqafuar të miturin e duke dërguar mesazhe irredentizmi kundër vendit që priti qindra mijëra bashkatdhetarë të tij”,-nënvizon deputeti i demokracisë së Re.
Në përgjigjen e nënshkruar nga shefi i diplomacisë greke, vihet në dukje qysh në fillim se ministria e Jashtme nuk gjykon se nevojiten deklarata publike për këtë çështje.
KOHA JONË SONDAZH

